• |
ide | kryesore

Var bën të pakënaqur edhe në Champions: Delph e Salah i’a hedhin lehtë

Sport



Kohë të vështira për Var, edhe në Champions League. Në dy ndeshjet e para cerekfinale, janë anashkaluar disa episode që i kanë shpëtuar arbitrave të ndeshjes, por nuk duhej të ndodhte me videoasistentët. Në pjesën e dytë të Tottenham-Manchester City, Delph ndërhyri keq në kaviljen e majtë të Harry Kane, duke e detyruar të dalë para kohe nga fusha e lojës, e me shumë mundësi i mbylli edhe sezonin qendërsulmuesit të Tottenham. Askush nuk e evidentoi dhe tani mbrojtësi i City rrezikon provën tv. Prova tv është kërkuar edhe nga Porto, për një ndërhyrje vrasëse të Salah ndaj Danilo: egjiptiani shkoi direkt me taka në këmbën e mesfushorit luzitan. Një faull që as arbitri Mateu Lahoz e as Var nuk e konsideruan të kuq, si thotë në fakt rregullorja e Uefa-s.

është nervozuar shumë tekniku i Spurs Pochettino me Delph, për ndërhyrjen e keqe ndaj Kane. Akuzat për stafin arbitral kanë qenë të forta edhe nga Porto. Felipe, mbrojtësi i portugezëve, nuk përdor lojëra fjalësh: “Var nuk e pa, përndryshe duhet të ndëshkonte me karton të kuq Salah”. Një kërkesë që thërret tashmë aplikimin e provës tv. Klopp ka një avantazh të fortë, pas 2-0 të ndeshjes së parë, por mungesa e egjiptianit rrezikon ti komplikojë planet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *