• |
ide | kryesore

Vettingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Donika Prelën

Lajme, Të fundit



Donika Prela nuk i ka mbyllur hesapet me vettingun ende. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Donika Prela është akuzuar shpesh nga opozita si prokurorja që mban pezull hetimet për Vangjush Dakon dhe bandën e Avdulajve në Shijak. Madje sipas PD-së, ajo ka liruar nga burgu edhe anëtarë të grupit kriminal të Avdulajve gjatë kohës kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit. Mbetet për t’u parë nëse Prela do ta kalojë apo jo edhe Komisionin e Apelimit, organi përfundimtar që do të vendosë nëse shoqja e Arta Markut do të vijojë apo jo karrierën në sistemin e drejtësisë.

©LAPSI.al



6 Comments

  1. Shkerrdhatoveting, ta gezoni rilindjen e pasigurise,droges,vjedhjes,PPP,…
    Lepijuni dhe qeshni me batutat e kllounit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *