• |
ide | kryesore

Video/ Portieri i Luftëtarit i jep fitoren Kastriotit: bluzinjtë të tërbuar për golin e anulluar

Sport, Video



“Në qoftë se ka qenë i rregullt do me vinte shumë keq që nuk është quajtur. Nuk merrem me arbitrat, por nëse do ishte gol i vlefshëm do na kishte ndihmuar më shumë”. Me këto fjalë tekniku i Luftëtarit Julian Ahmataj shpreh gjithë nervozizmin për një humbje 1-0 që nuk mund ti shpëtonte polemikave e që rihap krej diskutimin e mbijetesës me Kastriotin, Tiranën e Luftëtarin që janë katër pikë larg.

Për krutanët ishte ndeshja për të mos u humbur, sepse përndryshe cdo sforco e mëpasshme do të ishte e kotë. E dinte Bledar Devolli, e dinin edhe lojtarët që përsëritën një tjetër provë të madhe, duke marrë fitoren e dytë radhazi në harkun e katërt ditëve. Pas Kukësit, në Redi Maloku, rrëzohet edhe Luftëtari, që vinte nga tre fitore radhazi me Partizanin. Nuk donin të hiqnin dorë nga pika në këtë transfertë delikate, që do ti kishte dhënë me shumë mundësi skuadrës së Ahmatajt sigurinë e mbijetesës. E gjithcka po shkonte sipas strategjisë së gjirokastritëve, pa daljen aventureske të portierit Ruci. Një dalje e cekuilibruar në këmbët e Roger, duke harruar fare topin dhe Jorgji nuk mund të mos e drejtonte dorën nga pika e bardhë.

Vendosi në qetësia e Markut në ekzekutim, duke i dhënë një rezultat shumë të rëndësishëm Kastriotit. 20 pikë në 2019 për krutanët, një sprint titulli në këtë vit, duke qenë se vetëm Partizani mund ti mbajë ritmin nëse fiton me Skënderbeun, ndeshjen e javës së 28.

Në një tension të tillë, nuk mund të mos krijoheshin polemika dhe erdhën të përpikta në minutën e dytë shtesë, duke nxjerrë nga binarët bluezinjtë, që protestuan fort anullimin e golit të Dungës. Sulmuesi është konsideruar në pozicion jashtë loje, edhe pse situata është më shumë se e dyshimtë. Gjirokastritët janë nervozuar shumë nga kjo mundësi e sfumuar dhe pavarësisht se Ahmataj nuk kërkon të flasë për arbitrat, Luftëtari e ka konsideruar një padrejtësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *