• |
ide | kryesore

Berisha: Pse jam i bindur që grabitja në Rinas u organizua nga shteti

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në RTV ORA referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizon të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetin e Aviacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka banditë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë” – tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ministrave të qeverisë.

“Në 48 orë, shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët, por njerëz ordinerë në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie, pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndomtë ministrin e Brendshëm, ka qenë kryetar i bordit në kohën e gjeneral kanabisit të Noriegës së Shqipërisë, kryetar i bordit të aviacionit civil.

Për të mbushur xhepat e çante kokën. Del Bellushka e lidhur këmbë e kryer me shefen e saj të kabinetit Bushi, me Riformaton se ata nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie. Këtu nuk ka përgjegjësi përveç kinezit, që unë nuk e di nëse ka apo nuk kanë përgjegjësi. Kemi një shtet të falimentuar plotësisht dhe një shtet që vjedh veten në shuma të mëdha”, – theksoi Berisha.



15 Comments

  1. O redaksia, te pakten korrektojani tekstin me gramatiken e gjuhes shqipe ketij maloku te trashe se per ato c’ka mundohet te thote as ai vete nuk eshte i qarte,

  2. Ky salih i ka bere vete nga keto me banda dhe shpif lart e posht per te tjeret,kete tropojanin nuk e arrestoj dot sa ishte kryeminister dhe tani ben sikur nuk e njeh neser do te shkoje per varrim i shoqeruar nga sali lushaj

  3. Kur flet edhe ky ndyresire, qe kushedi sa here ka bere te pabera, qe nga Posta kufitare ne Peshkepi ku vrane ushtare e oficere Shqiptare nga banda Greke, te 97ta, ngaqe u hoqi armet ushtarakeve, te Gerdeci, te familje te shuara prej hasmerise qe perhapi ne Tropoje, te 4 te vrare ne Bulevardin e Deshmoreve e plot te tjera. Ky e ka humb te drejten per te fol, me gjithe ato rrena qe keput i ngjan asaj perralles Uku ujku, dhe heren e trete kur vjen ujku me te vertete nuk e beson me njeri. Eshte bo bajat fare. Prej qeverisjes se ketij plehre e plehres tjeter qe na osht bo president e votoi populli ket plehren tjeter Ramen. Keta jane te gjithe per tu shkul me rrenje. Tallen me njrezit.

  4. Saliu i kishte bodigarda keta tipat qe ne sot i lexojme si bandat me te rrezikshme ne shqiperi.!
    Me e keqja eshte sikur nje dite Saliu me banden e tij te kthehet perseri ne qeveri !!! Eshte sikur te sjellesh vitin 97” mbrapsh ne shqiperi..

  5. Keto para te vjedhura ne Rinas po i perdor bastardit per te shperblyer policet qe te helmojne e te arrestojne e terrrizojne popullin. Jemi nen nje dhune shterore cakejsh qe vetem dhuna i largon nga qeveria. Poshte llumi I kombit! Rrofte Shqiperia e shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *