• |
ide | kryesore

Europa League/ Ancelotti kundër skuadrës së “preferuar”: dy angleze kërkojnë gjysëmfinalet

F1, Sport



Tetë skuadra do të sfidohen në cerekfinalet e Europë League, por e gjithë vëmendja është e përqendruar në emirates ku përballë do të jenë dy nga pretendentët kryesorë për trofeun. Arsenal e Napoli vijnë në një situatë në kampionatet respektive, ku Europa League është shpëtimi i vetëm i sezonit. Topcinjtë bëjnë prej shumë kohe pa Rob Holding, Hector Bellerin dhe Danny ëelbeck të dëmtuar, por Unai Emery mund të ngushëllohet me kthimin pas pezullimit të Sokratis, që duhet të jetë titullar përballë italianëve.

Telashet për teknikun e londinezëve përfaqësohen nga kondicioni i Granit Xhaka dhe Laurent Koscielny, që nuk ishin të gatshëm në humbjen 1-0 ndaj Everton për shkak dëmtimi e të cilët Emery dëshiron ti presë deri në momentin e fundit. Pasi e nisi nga pankina kundër Everton, Pierre-Emerick Aubameyang duhet të marrë vendin e tij kundër Napolit, ndërsa Aaron Ramsey rekuperoi sa për të qenë në pankinë në Premier League dhe pritet të jetë titullar në mesfushën e Arsenal.

Shumë më i qetë për formacionin Carlo Ancelotti, të cilit i rikthehet pas pezullimit dyshja Kalidou Koulibaly dhe Nikola Maksimovic. Problem mund të konsiderohet mungesa e sigurtë e Raul Albiol, ndërsa jashtë gare do të jetë edhe Amadou Diaëara. Linja ofensive e italianëve është kompletuar me rikthimin nga dëmtimi të Lorenzo Insigne, që nuk u sakrifikua në kampionat pikërisht për ndeshjen kundër Arsenal. Londinezët janë të lumtur që kthehen në shtëpi, ku kanë një seri fitoresh prej shatët ndeshjes, në të cilat e kanë ruajtur rrjetën të paprekur 5 herë. Napoli ka fituar vetëm 2 nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe gati u eleminuan nga Europa League pas humbjes 3-1 në Salzburg. Por italianët besojnë tek Ancelotti, që ka një rekord 5-1 fitoresh kundër Arsenal në përplasjet e tij me Topcinjtë.

Në sfidat e tjera Benfika do të presë Eintracht Francfurt, që eleminoi Interin. Kryesuesit e kampionatit portugez duhet të bëjnë llogaritë me formacionin gjerman, që është ndër më solidet në këtë turne të Europa League. Për të ,os u humbur Euro-derbi spanjoll mes Villareal e Valencia. Nëndetsja e verdhë është në vështirësi të madhe në La Liga, në zonën e rënies nga kategoria me 30 pikë, por ka treguar se pavarësisht këtij fakti në Europë nuk është kursyer. Në këtë pikë Valencia është e paralajmëuar. Mund ti ketë ngatërruar emrin gabimisht, si ndodhi në njoftimin për shitjen e biletave ku u shënua emri i Spartës, por kur të zbresë në Pragë Chelsea duhet të përballet me kundërshtarin e duhur, Slavian. Kryesuesit e kampionatit cek e dinë mirë sa vështirësi i presin, por kërkojnë të shfrytëzojnë efektin e shtëpisë, në përballjen me Blutë e Sarrit, një prej kandidatëve kryesor për trofeun.

Europa League – Quarter-finals

21:00 Arsenal ? – ? Napoli
21:00 Benfica ? – ? Eintracht Frankfurt
21:00 Slavia Prague ? – ? Chelsea
21:00 Villarreal ? – ? Valencia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *