• |
ide | kryesore

FOTO/ Publikohet pasaporta greke e falsifikuar e grabitësit të vrarë në Rinas

Lajme, Të fundit



Publikohet për herë të parë foton e njërës prej pasaportave greke të falsifikuar të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të vrarë më 9 prill gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas. Në pasaportën greke false që zotëronte, Admir Murataj ka pasur identitet tjetër. Sipas asaj që raporton tokla.al ai quhej Christos Papadias.

Murataj përdorte gjithashtu edhe 15 identitetet të tjera. Sikurse vihet re në foto, në maskën e silikonit që mbante gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 Prill, Murataj kishte “kopjuar” identitetin e tij të para disa viteve, kur kishte marrë pasaportën greke. Më pas, ai kishte ndryshuar pamje, sikurse duket në foton tjetër.

Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kërkuan edhe ndihmën e policisë greke për ta identifikuar kur Murataj mbeti i vrarë. Ekspertiza e materialit gjenetik (ADN-ja) dhe shenjat e gishtave nga ana e policisë greke bënë të mundur identifikimin e Admir Muratajt.



5 Comments

  1. Cfare shteti ku krimi leviz per shtate pale qejfi. Te shkarkohet shefi sherbimit sekret dhe i superpaafti lleshaj.. Policia qe la Tahiri. I famshmi Tahiri.

  2. Admir Tafili jua ka hedhur prapë. Nqs ai ka mundur të qëndrojë i lirë kaq vjet, nuk është aq idiot saqë në kontaktin e parë me policët e leshit ta gjuajnë në kokë. Ka mundësi që goditja në kokë të jetë bërë pikërisht për të mos ta njohur fytyrën. Aq më tepër shtohet dyshimi kur maska është e ngjashme me fytyrën në foto.

    Lojë e bukur e Tafilit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *