• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni si transportohen paratë në Rinas

Lajme, Të fundit



Emisioni “Stop” transmetoi një video, që tregon se si transportohen paratë me avionë në aeroportin e Rinasit, pa masa sigurie. Kjo video vjen dy ditë pas grabitjes së disa milionë eurove, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë. Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Përveç grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer disa milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *