• |
ide | kryesore

Kryemadhi për grabitjen në Rinas: Qeveria është bërë palë me krimin

Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës të së shtunës. Sa i takon grabitjes së të martës ajo u shpreh se shteti ka rënë dhe qeveria është bërë palë me krimin. Sipas saj aeroporti i Rinasit atakohet sa herë kriminelët duan dhe sa herë duhen para për t’u bërë gati para zgjedhjeve.

“Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt sepse aeroporti i Rinasit paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë ju duhet për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që ju duhen para për t’u bërë gati para zgjedhjeve.


Qeveria në vend të marrë përgjegjësit u ikën përgjegjësive, me një sjellje që i dekurajon qytetarët, duke i dhënë mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbrojtur nga qeveria.

Qytetarët  e thjeshtë ndihen të pasigurt, sepse nuk është larguar asnjë nga detyra ose të jetë thirrur ndonjë nga prokuroria. Ndërkohë arrestohen ata që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Të gjithë ja hedhin fajin njëri-tjetrit duke bërë deklarata boshe. Sa herë që kriminelët hyjnë dhe duan të grabisin është bërë e qartë dështimi i qeverisë. Kësaj qeverie që nuk përfaqëson qytetarët, por përfaqëson bandat”, u shpreh Kryemadhi.

 

11 Comments

    1. Mos e shani gruan e Allende-s se te vret kisha e Lacit, Abaz Aliu, dervish Hatixheja, vorri Bomit, baba Tomori deri tek kisha e shen Gjergjit ne Boston ku shkoi per te ndare ca kryqa prej kompesatoje te shuguruara prej saj dhe shenjtit Allende.

  1. Nuk keni shkuar akoma per te protestuar ne rinas ju te opzites mblidhni dhe skifteret e lacit mamurrsit fushekrujes dhe rrezojeni kete qeveri,turru mona

  2. ti ke te drejt, se ata qe vodhen ne rinas ben luft me policin dhe njeri la dhe jeten. po ti me tet shoq qe keni vjedhur njemihere me shum ne driten e diellit, me bllok ne dore, me ze e me figur jeni akoma te lire tu cani karin shqiptareve. dhe jo vetem jeni te lir, po ti me veshje 100mij euro ben sikur te dhimbsen te varferit ndersa tet shoq, hajdut me zile e kan ber edhe president. shurre.

  3. Ti veteje njera pjese e krimit . Tani flet se nuk ke pushtet por te njejten gje ke bere edhe ti . Zhdukuni te gjithe , te gjithe ju politikanet jeni armiqte e vertete te ketij populli .

  4. a ka mundesi te filloj nje vetting ne politik? aman ju lutem. a ka mundesi te beni ate qe po beni me gjyqtar e prokuror ta beni dhe per keta politikan? a ka mundesi te fillojn te japin llogari per pasurit ne lalez, surrel, of-shore, ato palmat 20mij euro e ato mermerat e lalzit? po i cani karin prokuroreve e gjyqtareve per nje makin, dhe mir beni. po kesaj qe vetem nje pal syze i bejn sa tre makina a ka mundesi tia kopsisni icik letrat e te na i beni publike pasurit reale te cifit shtangist e te te gjith te tjereve?

    1. Kjo e kalon vetingun se vetem per nje vit shkollor per tre femijet e saj ne angli kishte paguar 400.000 paun apo euro dhe mburrej se i kishte dhene paradhenie dhe njekohesisht u kishte paguar edhe biletat e avioneve per secilin . Te gjitha keto me leke rroge . Murgesh bene si e virgjer brenda kuplarase .
      Ti vrasesh me çap buke ne goje e kane gjithmone pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu