• |
ide | kryesore

Merret vendimi për autorët e vrasjes së Marvi Mihalit,prindërit të revoltuar me gjykatësit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për dënimin e katër vrasësve të të riut Marvi Mihali. Me 19 vjet burg është dënuar Dejvis Bitraj, ndërsa tri autorët e tjerë të krimit, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, do të vuajnë një dënim më të shkurtër  prej 12 vjetësh në qeli.

Pasi u komunikua vendimi, prindërit e të të ndjerit, Mira dhe Pavllo Mihali, i kanë drejtuar akuza të rënda ndaj trupës gjykuese, duke deklaruar se nuk do t’i ndahen drejtësisë deri në marrjen e një vendimi të drejtë dhe shpagues për jetën e humbur të djalit të tyre.

Nga pamjet filmike të publikuara pak muaj më parë, u zbulua e gjithë dinamika e vrasjes së Mihalit, i cili ra pre e një sulmi me thikë nga ky grup bashkëmoshatarësh. Si shkak i zënkës që u përshkallëzua në krim u bë një karikues celulari.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *