• |
ide | kryesore

Mesazh dhe telofonatë kolektiv: kështu De Laurentiis ka menduar të karikojë Napolin…

Sport



Aurelio De Laurentiis nuk do të jetë këtë mbrëmje në Londër për Arsenal – Napoli pas problemeve të vogla me shëndetin, por presidenti do ta telefonojë skuadrën për t’a karikuar në prag të sfidës sonte në mbrëmje. Tek Napoli, i cili do të zbresë këtë mbrëmje në fushë në Londër ndaj Arsenalit, mungesa e vetme e rëndësishme e Carlo Ancelotti është presidenti. De Laurentis do ta shohë ndeshjen nga banesa e tij në Romë, pas disa kontrolleve mjekësore të kryera në Spitalin “Gemelli” në Romë një javë më parë. Por në fakt presidenti nuk ka dashur të mungojë në mbështetjen e tij për skuadrën, duke dërguar dy djemtë e tij, Edo dhe Luigi në transfertën britanike.

MESAZHI I DE LAURENTIS PËR SKUADRËN
Për të qenë edhe vetë një mbështjetje për skuadrën në Emirates, sikurse shkruan numri i sotëm i La Gazzetta dello Sport, presidenti ka dërguar një mesazh motivues për Napolin, ndërsa ka ndërmend të bëjë edhe një telefonatë, kur skuadra të jetë e mbledhur para ndeshjes. “Duhet të jeni të aftë për të lënë pas ndeshjet e këqija me Empolin dhe Xhenovën, teksa duhet të kujtoni se si organizohet një fazë mbrojtëse e vëmendshme dhe agresive dhe më pas ta godasim në zemër skuadrën e Arsenal”. Luigi dhe Edoardo, e kanë treguar mesazhin e të atit për të karikuar skuadrën dhe duket se zgjedhja ka funksionuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *