• |
ide | kryesore

“Një ish-punonjës policie del në përgjimet për grabitjen e Rinasit”

Lajme, Të fundit

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar sonte ne ‘Opinion’ se një ish-punonjës policie në Elbasan është kapur duke folur me pjesëtarë të grupit të grabitësve që vodhën ditën e djeshme rreth 10 milion euro në Tiranë. Sipas tij paratë i përkisnin 3 bankave të nivelit të dytë që do të nxirrnin paratë jashtë Shqipërie me destinacion Vjenën.

“Një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë pasur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, – tha gazetari.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Admir Murataj gjatë kohës që ka qenë në kërkim që nga viti 2013 ka qëndruar në zonën e Freskut, apo dhe të Kamzës. Këtë deklaratë ai e mbështet në raportet siç thotë të SHISH që i kanë kaluar autoriteteve. Po ashtu gazetari Hoxha tha se gjatë përplasjes me armë të policisë më grabitësit një tjetër ka mbetur i plagosur. 

“Ka dhe një të plagosur. Personi tjetër është i plagosur në shpatull. Policia ka mbledhur prova, ka një ide se me kë kanë të bëjnë”, – tha Artan Hoxha në Opinion. Sa i përket ceremonisë mortore të grabitësit ajo do të bëhet në Çerem të Tropojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu