• |
ide | kryesore

Një vit pa luajtur: Raiola sjell mbrojtësin brazilian tek Juventus

Sport



Wesley tek Juventus, gjithçka e kryer. Janë hedhur edhe firmat mbi kontratë për mbrojtësin e datëlindjes 2000, i rritur tek Flamengo, me të ardhme me të vërtetë të rëndësishme: kampion i Amerikës së Jugut për moshat deri në 17 vjeç dy vjet më parë, mbrojtësi i krahut është mbiquajtur Gasolina në Brazil, për shpejtësinë e tij të madhe në krah. Një xhevahir mbi të cilin po investohet, pavarësisht se klubi amerikanojugor ka shkuar deri në luftë me menaxherin e Wesley: në fund të 2017 është hapur dialogu për kontratën e re, por pa sukses, kështu që palët kanë arritur deri në përplasje dhe braziliani nuk ka vënë më këmbë në fushë praktikisht që nga maji i kaluar, që do të thotë jashtë praktikisht për një vit.

REGJIA E DREJTUAR NGA RAJOLA – E ka dashur fortësisht Juventus, që e ka kryer operacionin me kosto relativisht të ulët: Wesley tani është bardhezi, ka firmosur kontratën e tij dhe nga pas ka regjinë e menaxherit të tij, Mino Raiola. Një çështje që përmirëson raportet me Juventusin dhe drejtorin sportiv Fabio Paratici, ndonëse nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë: tashmë pritet në tavolinën bardhezi rinovimi për Moise Kean, dëshira (e komplikuar) Mathijs de Ligt dhe ëndrra Paul Pogba. Rajola arrin një tjetër operacion në sinergji të plotë me Juventusin duke sjellë në Torino, Wesley, që disa skuadra mes Holandës dhe Spanjës kishin provuar ta merrnin duke parë situatën e luftës me Flamengon. Ka shumë hidhërim në zonën teknike të Mengaos, pasi kanë humbur një vlerë të çmuar për një shifër relativisht shumë më të ulët krahasuar me 8 milionët e parashikuar në klauzolën e prishjes së kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *