• |
ide | kryesore

Padia e PD/ Nis hetimi për Sandër Lleshajn e policinë për dhunë në protestë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një kallëzim penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit. Regjistrimi i kallëzimit penal ka ardhur pas një padie të Partisë Demokratike në 18 mars.

Në padinë e depozituar nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi policia akuzohet për veprime në shkelje të ligjit. Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 16 mars.

Për Partinë Demokratike përdorja e gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit është në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore. Me këto veprime sipas PD, policia nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit por pengimin e zhvillimit të protestës.

Mbi këto pretendime të partisë demokratike prokuroria e Tiranës, ka regjistruar kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit. Prokuroria pritet të hetojë mbi veprimet e policisë gjatë protestave të opozitës. Gjithashtu në organin e akuzës është thirrur për të dhënë sqarime të mëtejshme dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai pritet të paraqitet në prokurorinë e Tiranës të hënën në orën 12:00, pas thirrjes nga oficeri i policisë gjyqësore.



3 Comments

  1. Po shyqyr, genocid i hapur, aq sa I ha krahu,
    Kjo eshte Rilindja, e diktatures Hoxha ne kushtet te demonkratise!!

  2. Ky,lejfeni dhe djali i anetesjane direkt per ke 313 . Dhe jo per gazin tek protestat e parlamentit por per masakren qe beri tek bregu i lumit . E paimagjinueshme sesi mund te hidhet gaz brenda ne shtepi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *