• |
ide | kryesore

Përkujtohet eksodi në Kosovë, ngrihet Muzeu i Gjenocidit Serb

Planet



Më 10 prill të vitit 1999, teksa shqiptarët e Kosovës luftonin për pavarësi, u shtrënguan nga forcat serbe të braktisnin shtëpitë e tyre për t’u deportuar përmes trenit drejt kampit të refugjatëve në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit. Treni mbarti në ecejaket e tij rreth 400 mijë pasagjerë, mes të cilëve disa u vranë.

Në datën jubilare të 20-vjetorit  të gjenocidit serb dhe të lëvizjes së spastrimit etnik të quajtur “Bllaca 99”, treni u nis nga Mitrovica drejt Hanit të Elezit, i dekoruar me flamuj të shumtë të Kosovës, duke përshkuar sërish të njëjtën trajektore si pjesë e ceremonialit përkujtimor. Edhe në këtë përvjetor të eksodit, pjesë e rrugëtimit të dikurshëm u bënë disa prej pasagjerë të dëbuar në vitin 1999.

Si pjesë e trashëgimisë historike, treni u ndal dhe do të qendrojë në Bllacë, për t’u bërë gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb. “Meqenëse në Bllacë në vitin 99 kanë kaluar mbi 400 mijë shqiptarë në portën e daljes për Maqedoni e kemi pa të arsyeshme dhe qeveria ka marrë vendim qe të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë”, u shpreh për mediat kryministri Ramush Hajradinaj.

Evenimentet përkujtimore do të vazhdojnë përgjatë gjithë javës, ndërsa është bërë traditë që më datë 16 prill, eksodi të përkujtohet në Kukës në shenjë falënderimi dhe përnderimi për të gjithë shqiptarët që u hapën dyert bashkëkombësave të tyre në arrati.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *