• |
ide | kryesore

Prestigjozja gjermane ‘Bild’: Grabitësit e Rinasit kishin eksploziv, janë në arrati me milionat

Lajme, Të fundit



E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, vazhdon ta ketë tek lajmet kryesore ngjarjen e Rinasit. Lajmi vazhdon të jetë ndër dy-tre më të lexuarit online. Gazeta ka dërguar edhe një reportere në Tiranë dhe ka publikuar materiale tek seksioni me pagesë. Ndërkohë lexoni pjesë nga disa raportime:

Ky super-krim milionash është ideal për skenar filmash. Avioni Airbus A320 i Austrian Airlines qëndronte të martën rreth orës 15:00 në një nga portat e aeroportit ‘Nënë Tereza’ pranë kryeqytetit shqiptar. Turbinat ishin ndezur, pasagjerët ishin të gjithë në bord. Kur ekuipazhi në tokë po ngarkonte dërgesat e një furgoni parash, një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi tatimor’ iu afrua avionit përmes hyrjes së zjarrfikëses.

Prej dritareve të avionit, udhëtarët mund të shihnin se çfarë ndodhi: tre gangsterë u shfaqën, sipas BalkanWeb, të armatosur me pushkë sulmi! Dy prej tyre ishin të veshur me maska dhe me veshje ushtarake.

I tretë, një tullac, thuhet se ishte kreu i bandës. Ai mbante një jelek antiplumb, syze dielli dhe një maskë silikoni mbi kokë.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt: treshja e detyroi personelin të ulej përtokë dhe të dorëzonte ngarkesat e parave. Brenda pak minutash thuhet se banda mori deri në dhjetë milionë euro.

Hajdutët kërcyen në furgonin e tyre dhe u larguan me plaçkën me vete. Ende në aerport, policia u përpoq që të ndalonte gangsterët. Pas 800 metrash ndjekje pati një shkëmbim zjarri, ku humbi jetën krimineli me maskën e gomës.

Bashkëpunëtorët e tij e hodhin trupin nga makina dhe u arratisën. Sipas mediave shqiptare, i vdekur thuhet se ka qenë një grabitës i njohur bankash: shqiptari Admir M. u arratis nga një burg grek në vitin 2013.

Katër grabitësit e tjerë të milionaveë janë në arrati me plaçkën.

Megjithëse u tha se ka pasur katër të arrestuar, mësohet se ata nuk janë autorët. Në total policia ka pyetur 40 persona për ngjarjen për të gjetur bashkëpunëtorë të mundshëm. Sepse një gjë është e sigurt: grabitësit ishin të mirëinformuar…

Ata ishin gati për të vrarë, madje ishin të përgatitur për çdo gjë. Të vdekurit, që lanë pas, iu gjet edhe një jelek luftimi me eksploziv.



2 Comments

  1. Ministria e brendeshme me ne fund e pranoi se preket apo cenohet siguria kombftare. Po Mimi Kodheli cfare deklaroi dje.?

  2. Gjithesesi qeveria beri nje gabim ose nje gafe teper serioze.

    Ministri i Brendshem akuzon koncensionarin per sigurine dhe mbron fort Policine, madje e ngre poziten e saj lart e me lart.
    Gjithashtu, deklaron se “incidenti” thjesht sa cenoi (a thua gervishtje e vogel) e jo goditi sigurine kombetare (koncepti per sigurine prej tij tipik per nje ushtarak deshtak e deri medioker qe kane kapluar jo vetem mbrojtjen por edhe policine).

    Nga ana tjeter, Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri i bejne jehone nje lloj tjeter policie (jo Policise se Shtetit) asaj ushtarake. Qe instalohet per te vendosur autoritetin e shtetit.

    Dakord. Disa pytje:

    Nese Policia (e shtetit te shkret) eshte ne pozite ligjore, perse instalohet ajo ushtarake ? Kjo e fundit sipas ligjit ushtron detyren ne juridiksion ushtarak, jo civil.

    Nese veprimet e organizuara te nje bande te armatosur rende, perfshire eksploziv, te drejtuara ndaj nje nder infrastukture civile te vendit, te rendesishme, si aeroporti nderkombetar i vetem, dhe qe pamvaresisht se per objekt kryesor duket se ka vjedhjen, ajo haptazi drejtohet ndaj jetes dhe shendetit te shtetasve (vendas, te huaj apo edhe pa shtetesi) duke krijuar frike dhe pasiguri qe me gjase do te mbetet ne te ardhmen, atehere duket se nuk kemi te bejme me nje incident por me nje akt te dukshem terrorist.

    Cfare kualifikimi do ti jape Policia ?
    (Policia jo Ministri pasi ai nuk ka juridiksion ne ceshtjet policore)

    Apo do presim te shofim profilin e antareve te tjere te bandes: nese kane mjekerr, falen ne xhami apo per pordhe kane bere ndonje “like” ne website te ndonje radikali Islamik, do i shpallin terroriste? Jo domosdoshmerisht terroristet duhet te jene te lidhur me fene!

    Meqe Ministri I Mbrojtjes deklaron se aeroporti eshte gjysem ushtarak (pra kemi prani ushtarake atje) ndonje pergjegjesi ka ajo pjesa ushtarake per ngjarjen, te tera ngjarjet apo ato vetem hane pilaf?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *