• |
ide | kryesore

Rama: Progres raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama duke iu referuar situatës politike aktuale në vend deklaroi sot se sa i takon unitetit politik për anëtarësimin e vendit në BE, Shqipëria është më mbrapa se në të shkuarën.

Ai shtoi se progres raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave dhe se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim. Por sipas tij, ky është një vendim që merret nga Këshilli i Europës, ku ndikon edhe dinamika e brendshme e vendeve anëtare.

“Shqipëria ka ecur para dhe progres raporti në fund të majit do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave. Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte, është edhe rikonfirmim pa kushte i një të vërtete të thjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim me BE. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga KiE. Nga Këshilli i përbërë prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare, bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Që do të thotë që nëse raporti i komisionit është një raport i cili ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike duke verifikuar kryerjen e të gjithë detyrave të përcaktuara për çeljen e negociatave, vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm në KiE që i kalon kriteret teknike dhe subjektiviteti i vendeve ka rolin e vet.
Tek subjektiviteti, ndikimi jonë është relativ në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë të rreshtuara kundër….”, deklaroi kreu i qeverisë.

 



6 Comments

  1. Te ishte per raporte ti do kishe shku ne te anetes me kohe (Dash,transparency international etj), por rendesi kane vendimet. Nuk ke te besh me lulush lepurush atje. Keshilli dhe parlamentet kombetare te nxjerrin syte.

  2. Progres te madh dergoi dhe nje here ata -cakejte-te vjedhin disa milione euro te tjera futi ndonje koqe plumbi ati me te pa besueshmit dhe hopa -negociatat-i ke te hapura ,zgjedhjet te ”fituara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *