• |
ide | kryesore

Titull, Europë e mbijetesë: çdo gjë pezull në Superiore, tetë javë nga fundi

Sport



Mund të jepte shumë përgjigje Java e 28 e Superiores, e në fakt përgjigje dha, ndonëse jo definitive. Për Partizanin titulli është një ndeshje më parë, por fitorja befasuese e Kukësit në Kurbin nuk i lejoi kënaqësinë edhe më të madhe skuadrës së Skënder Gegës, që ka meritën të flakte mini-krizën e krijuar nga Luftëtari. 2-0 përballë Skënderbeut është tregues i qartë se diferenca prej 9 pikësh mund të administrohet lehtësisht nga të kuqtë, që në 8 javët e mbetura kanë një fitore me Kazmën të sigurtë.

Ernest Gjoka kthehet me impaktin e duhur tek Kukësi, që për sa kohë e lejon matematika do të vazhdojë të besojë se mrekullitë edhe ndodhin. Në fakt shenjë e destinit mund të jetë edhe goli i minutave të fundit në Lac me silurën nga 40 metra të Limajt. Komplikohet Europa për Lacin e Teutën. Bardhezinjtë dolën të mundur në shtëpi, duke humbur kontaktet me Flamurtarin, që tashmë merr flamurin drejt zonës europiane, me fitoren në Vlorë përballë Teutës. Të tre skuadrat qendrojnë në shinat e garës, duke I dhënë jetë një sfide treshe, e destinuar të zgjasë deri në fund të kampionatit.

Fitore shprese, e Kastriotit, që edhe pse nuk ndryshoi renditje futi në ethe mbijetese Luftëtarin e Tiranën. Krutanët e cmendur të Devollit morën fitoren e dytë në harkun e katër ditëve, duke qendruar 3 pikë larg bardhebluve, që konsumuan fitoren në tavolinë me Kamzën dhe 4 nga Luftëtari, të cilin e mundën në ndeshjen direkte, duke patur edhe një bonus, nëse arrijnë me pikë të barabarta në fund. Natyrisht, gjithcka mund të ndodhë, por krutanët janë për tu përgëzuar për faktin se në 2019 kanë bërë një vrapim titulli me 20 pikë e të vetmit që I kanë qendruar ritmit frenetik të Devollit e të tjerët janë të kuqtë kryesues…tregues apo jo?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *