• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet incidenti që shkriu së qeshuri May dhe Merkel

F1, Planet



Kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelaria gjermane Angela Merkel u kapën në një moment të pazakontë në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit të Britanisë në BE.

Por ndërsa liderët e BE-së, po uleshin në vendet e tyre në tryezë, Merkel iu drejtua May-it duke i treguar asaj diçka në iPad. Më pas dy kryeministret më të fuqishme të Europës shpërthyen në të qeshura.

Ishte gazetarja e BBC-së që zbuloi se të dy lideret po qeshnin me fotografinë që kishin bërë së bashku ku të dyja kishin veshur xhaketa të ngjashme, ngjyrë blu, me nuancat e kobaltit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Interesant fakti qe dy “grate me te fuqishme te Evropes” nuk kane femije. Eshte e qarte se bota Globaliste/Internacionaliste qe ata duan te krijojne nuk ka te ardhme per femijet, pasi eshte bote sklleverish qe sundohet nga Korporatat e medha dhe Bankat nderkombetare, prandaj duke mos pasur femije vete nuk i dhimbsen ata te te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *