• |
ide | kryesore

Allegri i jep pushim të gjithëve: pikën-titull me Spal e kërkon me rezervat

Sport

Pak qartësi, shumë mungesa e mendja në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Champions League kundër Ajax: Juventus do të vizitojë Spal në kërkim të pikës së fundit që i mungon për të ngritur në qiell titullin e tetë kampion radhazi, por do ta bëjë me një formacion të paprecedentë pas zgjedhjeve të teknikut Allegri. Nuk janë grumbulluar Cristiano Ronaldo, Mandzukic, Rugani, Pjanic e Matuidi, përvec të dëmtuarve Chiellini e Emre Can. Hapësirë për Dybala e Kean në sulm.


Një transfertë në Emilia-Romagna që për diferencën në klasifikim nga Napoli, i dyti në renditje, do të ishte një rutinë, nëse nuk do të qen ajo pika që i lejon të festojnë matematikisht titullin. Allegri megjithatë e ka mendjen tek Ajax e ka dëshirë të arrijë gjysëmfinalen, pas 1-1 në Amsterdam, duke bërë zgjedhje ruajtje për lojtarët. Ata që kanë ardhur nga dëmtimet si Douglas Costa e Mandzukic në shtëpi, kush ka nevojë të shlodhet gjithashtu, bashkë me ata – si Rugani – që duhet të bëhet gati nëse Chiellini nuk rikuperon.


Portiere: Szczesny, Perin, Pinsoglio
Mbrojtes: De Sciglio, Cancelo, Alex Sandro, Spinazzola, Bonucci, Coccolo, Barzagli, Cuadrado
Mesfushore: Khedira, Bentancur, Bernardeschi, Mavididi, Nicolussi, Gozzi
Sulmues: Dybala, Kean, Kastanos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu