• |
ide | kryesore

BE dënon deklaratat e ish-ministrit serb të Kosovës për masakrën e Reçakut

Lajme



Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët, Maja Koçijanciç, ka mbajtur një qendrim kritik ndaj deklaratës për masakrën e Reçakut të ish-pjesëtarit të kabinetit qeveritar në Kosovë, ish-ministrit i Administratës Publike, Ivan Teodosijeviq. Koçijançiç  është shprehur se nuk ka vend për mohimin apo për relativizimin e ngjarjeve të vitit 1999 që kanë ndodhur në Reçak.

“Mohimi dhe revizionizmi historik janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, shkruan zëdhënësja e Komisionit Evropian në një deklaratë shkrimore. “Duke i respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së shkuarës”, ka përmbyllur Koçijançiç qendrimin e saj.

Ndërkaq, e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, pritet të marrë pjesë në një darkë që është parashikuar të mbahet mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Takimi është organizuar nën përkujdesin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron, të cilët në kuadër të “Procesit të Berlinit” synojnë të zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *