• |
ide | kryesore

Etiopia përpara Shqipërisë në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar

Planet



59 zyrtarë  janë arrestuar për korrupsion dhe sabotim ekonomik nga autoritetet etiopiane. Prokurori i Përgjithshëm i vendit tha se arrestet janë bërë në kuadër të një vale pastrimi ndaj të korruptuarve në administratë.

Berhanu Tsegaye tha se në mesin e të prangosurve janë njerëz që kanë punuar në qeveri dhe ministra të rëndësishëm, si ai i Financave. Tsegaye u shpreh se janë gjetur prova sesi zyrtarët kishin tejkaluar kompetencat dhe kanë dhënë prona për persona të caktuar, më tepër nga se iu takon, shkruan “Reuters”.

Pas marrjes së detyrës vitin e kaluar, kryeministri Abiy Ahmed tha se do të kryejë pastrime të rëndësishme në administratë, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe informalitetit. Ndërsa në shtetin e varfër afrikano-lindor po ndodh një lëvizje e tillë, në Shqipëri proçese të tilla të ndëshkimit të korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë që e ushtrojnë atë, kanë ngecur në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *