• |
ide | kryesore

FOTO/ Napoli zbërthehet në Londër: italianët tallen me Hysaj

Sport



Elseid Hysaj nuk po kalon një sezon të mirë dhe kjo ishte kuptuar, që kur humbi shumë në hierarkinë e teknikut Carlo Ancelotti, por problemi për mbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë është se edhe kur luan, mbi të hidhet i gjithë faji për mungesën e rezultateve. Pas 2-0 ndaj Arsenal në çerekfinalen e vajtjes së Europa League ka shpërthyer ironia e tifozëve për përfaqësimin e mbrojtësit të djathtë, që këtë herë në fakt është i shoqëruar sepse në bankën e të akuzuarve është edhe Mario Rui.

Ironia është bërë përmes filmit të famshëm Harry Potter, ku ngatërresat lidheshin gjithnjë me dy protagonistët: “Si ka mundësi që sa herë ndodh dicka, në mes jeni ju të dy?”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *