• |
ide | kryesore

Fyerje raciste ndaj Koulibaly: Arsenal nis hetimet

Sport



Episod i ri racizmi kundër mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Arsenal, pas fitores 2-0 në Emirates Stadium në cerekfinalen e vajtjes së Europa League, ka hapur një hetim të brendshëm për të dalluar identitetin e tifozit që ka postuar në rrjetet sociale një video kundër mbrojtësit të Napolit, duke e përcaktuar ‘nigger’. Sipas asaj që bën të ditur ‘The Guardian’, video në snapchat është prej 15 sekondash dhe tifozi londinez ka përdorur “ofendime me sfond racial” kundër mbrojtësit franko-senegalez të Napolit. “Kemi një raport me tolerancë zero: kushdo që sillet kështu, do të përjashtohet nga ndeshjet tona”.

“Dënojmë totalisht përdorimin e këtij fjalori racist e kemi nisur një hetim për të identifikuar fajtorin”, ka bërë të ditur Arsenal në një deklaratë për shtyp. “Kush sillet kështu, nuk është i mirëpritur tek Arsenal”.

Tema e racizmit është bërë shpërthyese në Angli në javët e fundit. “Kemi një komunitet tifozësh që bëjnë pjesë në familjen e Arsenal e të tillë incidente janë të rrallë në Emirates. Inkurajojmë tifozët tanë të sinjalizojnë incidente të ngjashme, duke e referuar tek stewards ose përmes shërbimit tonë të sinjalizimit ditor”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *