• |
ide | kryesore

Hetuesit gjejnë telefonin e Admir Muratajt të vrarë pas grabitjes në Rinas

Lajme, Të fundit



Një telefon celular i gjetur në furgonin në mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga banda kriminale për të realizuar grabitjen spektakolare mesditën e 9 prillit në Rinas, është prova më e fortë, që ka në duar grupi hetimor në prokurorinë për Krime të Rënda.

Sipas asaj që shkruan “Balkan Web” celulari mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, i konsideruar si “truri” i grabitjes, i cili mbeti i vrarë. Telefoni është dërguar për ekspertizë me qëllim zbardhjen e çdo komunikimi të realizuar me të. Hetuesit kanë shpresa se në këtë mënyrë mund të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e Muratajt, të cilët janë në arrati.

Prokurorët e çështjes, “zbarkuan” në Rinas, ku sekuestruar pranë zyrave të TIA-s, të gjithë praktikat, kontratat apo urdhrat e brendshëm, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive të secilit institucion. Hetuesit kanë zbuluar se automjeti, i cili u dogj pak minuta pas ngjarjes, në zonën e Bathores, rezulton se ka qëndruar i parkuar aty prej 5 ditësh. Kjo konfirmohet nga pamjet e dy kamerave sigurie në zonë dhe dëshmitë të disa banorëve.

Burimet thonë se personi që i vuri flakën automjetit, ishte i veshur me rroba të zeza dhe është larguar prej andej me biçikletë sportive të bardhë. Dyshimet janë se anëtarët e grupit e dogjën këtë automjet, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e policisë në anën e gabuar ndërsa grabitësit dyshohet të jenë larguar në anën e kundërt, drejt tuneleve të Tapizës, ku të nesërmen e ngjarjes u gjet i djegur një tjetër furgon.

Këtë të premte në mesditë, familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit Admir Muratajt, i cili do të prehet në varrezat e fshatit Çerem të Tropojës. Në paraburgimin 313 pati revoltë nga Aleksandër Murataj, vëllai i Admirit, të cilit nuk iu dha leje për të shkuar në varrim. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve tha në rrugë jozyrtare se kishte informacion që Aleksandër Muratajt mund t’i rrezikohej jeta gjatë udhëtimit nga Tirana në Tropojë.



8 Comments

  1. Nga mënyra si është gjendur i shtrirë ai është qëlluar nga pas koke dhe jo nga përpara. Me pak fjalë e kanë vrarë ata që kanë qenë në furgon dhe jo policia. Pastaj ku ka bërë vaki që trupi ti dorëzohet familjarëve brenda 48 orëve, kur një ekspertizë ligjore kërkon minimumi 72 orë dhe me pas pritet deri sa te hetohet vendngjarja plotësisht dhe me pas bëhet raporti dhe deklarata e mjekoligjorit. Kur mbaron e gjitha kjo atëherë i dorëzohet trupi familjarëve. Këta kanë dashur ta varrosin shpejt shpejt për të fshirë gj i thshka

  2. Ti byroist I pd te vjen keq kur shpiket per salihun,dhe nuk ke thene njehere qe agjenti Bisturia ka 30vjet qe vetem shpik shpif kercenon vret te tjeret,shko lepiji bythen salihut tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *