• |
ide | kryesore

ICTS lajmëroi 2 minuta pas ikjes së grabitësve, nuk lejoi FNSH të hynte në pistën e Rinasit

Lajme, Të fundit



Policia është lajmëruar me shumë vonesë për grabitjen e Rinasit nga ICTS që ka në ruajtje aeroportin. Sipas TCH, në pistë kanë qenë një grup policësh por askush nuk i lajmëroi se po ndodhte grabitja. Po kështu tek porta A e aeroportit ka qenë furgoni i FNSH-së por punonjësit e ICTS nuk ua kanë hapur derën, kështu arratisja ka qenë më e lehtë për grabitësit.

“Dy minuta pasi grabitësit dolën nga porta veriore e aeroportit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Ndërsa në total janë 6 minuta që nga momenti që ata hynë, kryen grabitjen dhe u larguan. Këto të dhëna janë në dosjen e prokurorisë që po analizon të dhënat e ICTS-së dhe të TIA-s, pas orës 14:57, atëherë kur në portën e zjarrfikësve shfaqet furgoni i grabitësve. Në orën 14:59 e 30 sekonda, grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisën rrëmbimin e thasëve, që zyrtarisht thuhet se kishin 5.7 milionë euro.

Në të njëjtën kohë (ora 14:59 e 20 sekonda), forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit. Pikërisht në një avion tjetër, në të njëjtën pistë qëndrimi, sapo kishin mbërritur grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për të parë se çfarë po ndodhte disa metra më tej.

Këto janë të dhënat e raportit sekret, që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill. Paralelisht, në portë A ishte e dislokuar FNSH-ja. Ende pa u larguar grabitësit nga pista, thuhet më tej në raportin sekret, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kane tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapej, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi punonjësit e “ICTS”-së kanë refuzuar ndërhyrjen e FNSH-së në pistë.

Në këto kushte, furgoni i FNSH vazhdon ndjekjen e grabitësve në rrethimin e jashtëm, paralelisht me rrugën që po ndiqnin grabitësit”, – raporton TCH.

Gjatë ndjekjes në një rrugë rurale, policia hapi zjarri ndaj grabitësve duke lënë të vdekur kokën e bandës, Admir Murataj. Mësohet se edhe grabitësit shtien ndaj policisë, por fatmirësisht nuk pati dëme në radhët e efektivëve.



11 Comments

  1. E hongri ICTS-ja sipas Top-Qenefit. Ajo Porta A kerkon kohen e vet te hapet dhe nuk rrefuzon dot njeri se i thote burgut hapu ne moment. Bashkpunimi me Kinezet do jete frytdhenes per Belinda Ballukun tani qe e hoqi qafe armikun.

  2. Ky lajm eshte bere qe paradite por lapsi me ne fund e pranoi te botonte,kuptojeni shpellare qe policia eshte sinjalizuar me vonese,por prap reagoi dhe vrau mikun e familjses berisha dhe te pd

  3. i pa emer e me mut ne tru tch paguhet si ti e rama nga kriminel e kokaina.si policia si kinezet si qecria si tch me para droge ushqehen.ata vt e grabiten se ju duhen per zgjedhje.

  4. Si ka mundesi qe policia te kete mundur te vrase nje nga grabitesit, nderkaq grupi ka mundur te humbe gjurmet… Sa larg ka qene qe te mos kete mundur t’i ndjek kemba kembes dhe te mund t’i kape. Ku u zhduken ato, i perpiu dheu? Edhe nqs policia nuk eshte pergjegjese per mbrojtjen e aeroportit (?!), fakti qe nuk ka asnje gjurme te grabiteseve deri tani, tregon ne rastin me te mire per nje polici krejt te paafte.

  5. Nje koment: Petro Koci, zv.Minister I Mbrojtjes thote qe fajtor eshte SHISH???!! Kuptoni juve. Jo Policia as Strukturat e Mbrojtjes, qe medemek kane gjysmen e aeroportit.

    Le qe fajin e ka SHISH por thote qe siguria kombetare nuk na qenka cenuar.

    Po mire o plak, po sipas ligjit SHISH informacionin e mbledh vetem ne funksion te sigurimit kombetar!

    Dhe ky tipi qe flet keto marrira dhe idiorsira injoranti eshte Zv.Mbrojtjes, ish deputet, ish minister. Kokrra katunar kok k.. it.

  6. me pak fjale, e ashtuajtura “qeverrri” do heqe koncesionin e icts dhe do ja jape kontraten kompenise se “shefit” e porsakrijuar me ca hunj te paafte..ndersa koncesioni I aeroportit I eshte premtuar erdoganit..por besoj se kaq e kemi kuptuar te gjitha..

  7. Policia vrau nje nga njerzit me te besuar te salihut dhe pd qe ka vite qe financon parate e krimit duke hedhur ne ere shtyllat e tencionit,kercenuar,vjedhur ne zonen me problematike lezh,lac,mamurras,milot,fushe kruje,vore sot pd do kete ne dore me pak para te vjedhura neper banka ky tropojani me 13 emra miku I salihut qe ne krye te heres nuk eshte me mbas ketij rradha e vete qenit salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *