• |
ide | kryesore

Kim në kopertinën e Vogue, ‘Një ëndërr realitet’ (Foto)

Paparazzi, Slider



Ndërkohë që secila nga motrat ka qenë e angazhuar me projektet e veta personale, fokusin kryesor për to e ka pasur promovimi i shfaqjes televizive “Keeping Up With the Kardashians”, që filloi sezonin e tij të 16-të.

Megjithatë vëmendja e të gjithë fansave të familjes më të famshme televizive, ditën e djeshme ka qenë tek Kim Kardashian, e cila për herë të parë ka qenë vetëm në kopertinën e “Vogue”, US. Në lidhje me këtë eksperiencë të veçantë, që për të është një ëndërr e bërë realitet, ajo ka bërë këtë postim në Instagram, ku shkruan: “E kam ëndërruar këtë moment për kaq gjatë, shumë më kanë thënë që nuk do të vij kurrë. Fjalët nuk mund ta shprehin se çfarë nderi është që të kem kopertinën e parë solo të Revistës Vogue. Mbaj mend që kur kam qenë e vogël, shfletoja revistën që blinte nëna ime cdo muaj dhe ëndërroja që një ditë, të isha në faqe të parë të kësaj media ikonë.”. Së bashku me këtë shkrim, ajo ka shpërndarë dhe disa foto nga revista.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *