• |
ide | kryesore

Laburistët dhe konservatorët në debat për ekstradimin e Julian Assange-it në SHBA

Planet



Kreu i Partisë Laburiste, Jeremy Corbin, ka reaguar lidhur me urdhërvendimin për ekstradimin e themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange-it, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ekstradimi i Julian Assange në SHBA-të për shkak të ekspozimit të provave të mizorive në Irak dhe në Afganistan duhet të kundërshtohet nga qeveria britanike”, shkroi Corbyn në llogarinë e tij personale në “Twitter” në korent të ngjarjes së djeshme të arrestimit të Assange-it në Londër.

Ish kreu i Wikileaks-it u dëbua nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ku kishte qendruar për një periudhë 7-vjeçare. Sipas njoftimit për shtyp të lëshuar nga policia britanike dhe argumentimit të vendimit të gjykatës së Westminster-it, arrestimi erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të lirimit me kusht, si edhe në përgjigje të urdhrit të SHBA-së për ekstradim.

Ndërsa lajmi për arrestimin e Assange-it është pritur në mënyrë diametralisht të kundërt nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila falënderoi policinë për profesionalizmin e treguar dhe përshëndeti për bashkëpunimin qeverinë ekuadoriane. Gjatë fjalës së saj në Dhomën e Komunëve, May u shpreh se arrestimi i tij tregon se në Britani askush nuk prevalon mbi ligjin.

Assange-i do të qendrojë në stacionin qendror të policisë së Londrës deri para daljes në Gjykatën Mbretërore Southwark më datë 2 maj, për t’u përballur me vendimin mbi mundësinë e ekstradimit të tij drejt SHBA-ve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *