• |
ide | kryesore

Pikante/ Leksionet që u dhanë nga grabitja e një banke

Pikante



Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: “Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve”. Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet “Ndryshim mendimi”, pra, ndryshon mënyrën se si mendon.

Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: “Le t’i numërojmë paratë”. Grabitësi më i vjetër u përgjigj: “Mos u bëj budalla. Janë shumë para dhe do të na marrë orë për t’i numëruar. Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur...” Kjo quhet “Eksperiencë” dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat.

 

Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë. Përgjegjësi u përgjigj: “Prit. Le të marrim 10 milionë nga banka dhe le t’i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur.” Kjo quhet: “Noto me valën” Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde.

Përgjegjësi tha: “Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj”. Kjo quhet “Te vrasësh mërzitjen”. Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna. Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë.

Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë. Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë… ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë. Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut. Kjo quhet: “Dituria vlen sa ari”

Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti. Kjo quhet “Kape mundësinë nga flokët”

Atëherë .. Kush janë “vjedhësit e vërtetë”?

Shënim: Çdo përkim me ngjarje apo personazhe konkretë është rastësi!



1 Comment

  1. Nuk e di per c’fare e ka fjalen gazetari por me duket si filmi i Coppola-s per padrinon qe na e nxjerr hero, sikurse filmat me kauboj ku kriminelet jane “idhuj”..a jeni mire..Kini parasysh se ai qe vjedh nje banke sot ka vjedhur qindra shtepi me pare.. duke vrare apo plagosur njerez te pafajshem…Ti me siguri je nga ata qe thua se drogaxhinjte i bejne nder ketij vendi se sjellin para, e se ata qe vjedhin fondet e EU jane furbo…apo jo o budalla gazetar!! Ashtu budalla!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *