• |
ide | kryesore

Rikthimi i vizave për shqiptarët, parlamenti i Holandës voton më 16 prill

Lajme



Ekstremistët e kahut të djathtë në Holandë kanë kërkuar rikthimin e vizave për shtetasit shqiptare në hapësirën e Schengen-it. Tri partitë kryesore parlamentare, të cilat kanë përkrahur më së shumti ndërmarrjen e kësaj mase janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane. Sipas deputetit të Partisë së Lirisë, Sietse Fritsma, problemet me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës,  nisën me t’u liberalizuar vizat. “Kjo ishte e pritshme, kriminelët përfitojne kur nuk ka kontrolle,”- është shprehur Fritsma.

Në koherencë të plotë me Fritsma-n qendron edhe deputetja Madeleine Van Toorenburg, anëtare e të njëjtës forcë politike të Ministrit holandez për Drejtësi dhe Siguri, Ferdinand Grapperhaus, të Partisë Demokristiane. “Unë dua të di kë të fusim në shtëpi. Pritet së shpejti një debat me ministrin,”- ka njoftuar Van Toorenburg.

Ndërsa, ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë, Grapperhaus, i cili ka vizituar Shqipërinë rreth dy javë më parë është shprehur se nuk shikon ndonjë lidhje direkte mes liberalizimit të vizave dhe krimit të organizuar. Grapperhaus tha se veprimtaria e organizatave kriminale po luftohet në rrafshin kombëtar me bashkëpunimin dhe mbikqyrjen e Bashkimit Evropian.

Rikthimi i regjimit të vizave e kthen Shqipërinë shumë hapa pas në procesin e integrimit evropian, konsiderohet si e vetmja zgjidhje parandaluese e fenomenit të krimit të organizuar të shqiptarëve në Holandë. Më 16 prill parashikohet të mbahet një seancë parlamentare nën tematikën “Krimi i organizuar shqiptar në Holandë”, ku do të shihet edhe nëse shumica e deputeteve do të mbështesin propozimin e tri partive kryesore për rikthimin e vizave për shqiptarët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *