• |
ide | kryesore

Sezon i mbyllur për Kane, frakturë në dorë për Ali: tronditet Tottenham për kthimin në Etihad

Sport



Lajme të këqija për Tottenham: Harry Kane rrezikon të ketë mbyllur sezonin. Sipas asaj që bën të ditur një komunikatë e Spurs, sulmuesi ka pësuar “një lëndim të fortë në ligamentin e kaviljes së majtë”. Dëmtimi ka ndodhur në minutën e 58′ të ndeshjes së vajtjes së cerekfinaleve të Champions League kundër Manchester City, pas një kontrasti me Delph. Nuk janë specifikuar kohët e rikuperimit, por frika është se do të jenë të gjata.

“Ndoshta sezon i mbyllur, nuk jam shumë optimist”, kishte deklaruar tekniku i Tottenham, Pochettino, menjëherë pas ndeshjes. “Nëse rishikohet aksioni, duket qartë se kur kavilja e Harry përthyehet të bën të mendosh se bëhet fjalë për një incident që mund të ketë dëmtuar ligamentet”. “Qartësimet e mëtejshme do të vazhdojnë për të vlerësuar hap pas hapi gjendjen e sulmuesit edhe në javën e ardhshme”, kanë bërë të ditur londinezët në komunikatën për shtyp. Sidoqoftë, në kthimin e rëndësishëm në Etihad kundër Citizens kapiteni nuk do të jetë, por rreziku është edhe për Delle Ali që ka pësuar një frakturë në dorën e majtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *