• |
ide | kryesore

Sulmoi arbitrin, 8 javë dënim për Diego Costa: Atletico Madrid i tërbuar, “skualifikim i ekzagjeruar”

Sport



Tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka reaguar menjëherë pas dënimit ekzemplar të Diego Costa. Argjentinasi e konsideron “të ekzagjeruar” skualifikimin prej tetë javësh që është dhënë për sulmuesin dhe mohon zërat sipas të cilave Diego Costa mund të shitet në merkaton e verës, pikërisht për shkak të këtij pezullimi të fortë.

Sulmuesi me origjinë braziliane është skualifikuar për shkak se ofendoi dhe sulmoi arbitrin Gil Manzano gjatë pjesës së parë të ndeshjes së humbur 2-0 kundër Barcelonës fundjavën e kaluar. “Më duket e ekzagjeruar”, tha Simeone në konferencë për shtyp. Cholo më pas fshiu cdo dyshim në lidhje me qendrimin e Diego Costa tek Atletico e pyetjes nëse sulmuesi ka ende të ardhme mes colchoneros, i është përgjigjur: “Absolutisht po, e dini se cfarë mendoj për të. Duhet të kujdesemi për lojtarët tanë, tani më shumë se kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *