• |
ide | kryesore

Trajnerin e kombëtares e zbulojnë mediat e huaja: FSHF hesht, Duka tregon vetëm kohë kur do t’a vendosë…

F1, Sport



Nga Shkodra, ku ishte për të inauguruar një fushë sportive, për fëmijët e kopështit “Ismet Sali Bruçaj”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur më në fund për të gjithë në lidhje me cështjen më të nxehtë të futbollit në vend, që është natyrisht trajneri i ri i Kombëtares. Patjetër që emri nuk mund të zbulohej, nuk është në stilin e kreut të FSHF-së, që shpërndarjen e informacionit e ka patur gjithnjë selektive. Këtë herë të paktën, Duka ka patur “mirësinë” të tregojë kohën se kur do të zyrtarizojë numrin 1 të pankinës kuqezi: “ Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës, për grumbullimin e majit dhe ndeshjet e qershorit”, theksoi presidenti i FSHF-së.

Në institucionin që drejton futbollin në vend askush nuk mund të japë një përgjigje në lidhje me kandidatët apo të preferuarit e FSHF-së për të drejtuar skuadrën Kombëtare. E nuk bëhet fjalë se përgjigjet mungojnë për të shmangur rrjedhjen e informacionit. Jo është krejt e kundërta. Tekniku i kombëtares është ekskluzivitet i presidentit të Federatës dhe këtë privilegj Duka përpiqet ta bëjë aq ekskluziv, sa është i vetmi që di gjithcka në lidhje me të (edhe për Christian Panucci u pyet Renzo Ulivieri).

Më shumë për teknikun e kombëtares të tregojnë mediat italiane, duke qenë se po flasim për kandidatë të shumtë italianë dhe ndoshta edhe i përzgjedhuri, sipas asaj që zbuloi Radio Kiss Kiss Napoli, është po italian dhe konkretisht Edy Reja. Të paktën, 73 vjeçari ka sqaruar pozicionin e tij, pavarësisht se mund të kishin mbetur ende detaje për të arritur akordin përfundimtar, por sic duket në FSHF janë shumë më fanatikë dhe luajnë misteriozin, pa lënë vend për të diskutuar, krahasuar dhe vlerësuar kandidaturat. Ata do ti marrim vesh, vetëm kur të ketë mbaruar cdo gjë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *