• |
ide | kryesore

VIDEO/ Supergol i Memushaj, por Pescara nuk merr dot fitoren

Sport



Ledian Memushaj ka shënuar golin e dytë këtë sezon me Pescaran në Serie B, duke i dhënë skuadrës së tij vetëm 1 pikë kundër Perugias. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur në pjesën e parë pas një topi të kthyer nga barrikada në një goditje dënimi.

Pescara është duke luftuar për t’u ngjitur në Serie A dhe për të shmangur play-off, por kjo duket arritje e vështirë sepse miqtë barzuan në minutën e 71’. Pas këtij barazimi, Pescara gjendet në vendin e pestë me 49 pikë, 5 pikë larg zonës që dërgon direkt në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *