• |
ide | kryesore

Wanda nis xhelozinë mes klubeve: “Icardi ëndërron klubin për të cilin do e kishte ‘tradhëtuar’ gjithnjë Interin”…

Sport



Pavarësisht rihyrjes në fushë, e ardhmja e Mauro Icardi duket gjithnjë e më shumë larg Interit për sezonin e ardhshëm. Shumë fjalë, në fakt, tregojnë se e shoqja dhe menaxherja e futbollistit, Wanda Nara, është duke rritur kontaktet mbi të gjitha me Madridin (si me Real, ashtu dhe me Atletico) në prag të një transferimi të mundshëm.

Në veçanti pikësynimi i Icardit do të ishte për Merengues, klubi i ëndërruar gjithmonë nga Mauro. Sipas asaj që shkruan Tuttosport argjentinasi ka një preferencë, për të cilin anashkalon edhe Inter. Në zgjedhjen e ish-kapitenit futet edhe Wanda Nara, sepse Madridi është qyteti që do të mund të jetë funksional edhe për aspiratat e saj si femër. Objektivi (ambicioz mbi të gjitha) është të sjellë Icardi tek Real, klubi i ëndrrave për argjentinasin, “i vetmi për të cilin – edhe kur raporti me Interin ishte mirë – Maurito do t’i kishte tradhtuar ngjyrat zikaltër”.

Duke parë që në këtë fazë të sezonit nuk mund të hidhet poshtë asnjë pistë, zonja ka kontakte të ngushta me Atletico, që tashmë prej kohësh kishte avancuar interesimin për burrin e saj, me kërkesën e Diego Simeone”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *