• |
ide | kryesore

Al Khelaifi kërkon një klub në Angli: tre shoqëri në preferencat e presidentit të PSG

Sport



Presidenti i Psg, Nasser Al-Khelaifi, numri një i klubit francez por edhe Qatar Sports Investments, është duke menduar të shtrijë rrezen e aksionit edhe në tokën angleze. Sipas asaj që raporton The Sun, Al Khelaifi ka ndërmend të blejë një klub të futbollit anglez me tre shoqëri të preferuara: Aston Villa, QPR e Nottingham Forest. Qëllimet e Al-Khelaifi janë ato të përqendrohet në një sfidë të re e të gjesë të ardhura të reja, pas shpenzimeve të mëdha të bëra në Ligue 1 për Psg. Sipas tabloidit anglez, QSI mund të arrijë të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për të blerë një prej tre klubeve.

Rregullat e Uefa nuk do të ishin problem në këtë rast e problemi i vetëm do të ishte nëse në të ardhmen klubi anglez do të arrinte në Champions League. Rregullat parashikojnë që një pronar nuk mund të ketë dy skuadra në të njëjtën kompeticion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *