• |
ide | kryesore

Antonio Conte fut në garë Roma e Inter: kontaktet e para pozitive

Sport



Roma tenton goditjen e madhe për sezonin e ardhshëm, që duhet të jetë domosdoshmërisht ai i rikthimit pas një viti zhgënjyes, duke vënë në krye të listës së dëshirës Antonio Conte. Tekniku salentin, aktualisht në proces gjyqësor me Chelsea për pagesën e 23 milionë euro, në javët e fundit është lidhur me një kalim tek Inter, por sipas asaj që sqaron Il Tempo, është objektivi i dëshirës së klubit të Pallotta, që ëndërron eksperiencën e tij për të ngritur lart verdhekuqtë.

Në fakt, përflitet një takim ballë për ballë dhe në fshehtësi të madhe në Toskana, mes një drejtuesit të kryeqytetasve dhe teknikut për të kuptuar disponibilitetin. Për momentin nuk ekziston asnjë akord, por objektivi i verdhekuqve është një sinjal i qartë se Roma dëshiron të bëjë seriozisht. Tifozët kërkojnë një emër prestigjoz në pankinë e Pallotta do ti kënaqë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë: konkurenca për tu mundur është ajo e Inter, ku fati i Spalletti duket i shënjuar, pa përmendur se në lojë mund të futet edhe Juventus nëse Allegri vendos të largohet.

Nuk është vetëm Conte në listën e drejtuesve verdhekuq. në fokusin e Roma janë edhe emrat e Sarri, Gasperini, Giampaolo e Gattuso. Alternativa më e besueshme lidhet me Conte dhe Sarri, që po kalon një moment të vështirë tek Chelsea, por që ka deklaruar gjithnjë se dëshiron të qendrojë në Londër edhe një sezon tjetër. Gasperini e Giampaolo janë plani B, por ëndërra është vetëm një: Antonio Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *