• |
ide | kryesore

Erdogan ngushëllon në telefon Merkelin për humbjen e madhe

Planet



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kreu i shtetit turk ngushëlloi Merkelin për humbjen e nënës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “DHA”, sipas të cilës, në bisedën telefonike dy liderët po ashtu diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe të vendeve respektive.

Nëna e kancelares gjermane Angela Merkel, Herlind Kasner ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Zyra e Merkelit konfirmoi vdekjen në një komunikatë për shtyp të enjten, por kërkoi që “privatësia e kancelares dhe familjes së saj të respektohet”.

Sipas medias gjermane, Kasner, e cila jetonte në qytetin Templin, rreth 75 km në veri të Berlinit, ka ndërruar jetë më herët këtë muaj.

Merkel kishte marrëdhënie shumë të ngushta me të ëmën, e cila po ashtu ishte prezent në parlament vitin e kaluar kur Merkel u betua për herë të katërt si kancelare e gjermanisë. Megjithatë, Merkel nuk ka bërë asnjë koment mbi humbjen e saj të madhe.

Kasner ka punuar si mësuese anglishteje dhe gjuhës latine në Templin, ku babai i Merkel ndërroi jetë në vitin 2011.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *