• |
ide | kryesore

F1, Bottas rrëmben vendin e parë në Kinë: Ferrari në radhën e dytë

Sport



Valtteri Bottas ka konfirmuar lidershipin e tij në klasifikim, duke rrëmbyer pole position në Cmimin e Madh të Kinës, gara e tretë e Botërorit të Formula 1. Në Shanghai finlandezi ka mbyllur me kohën 1’31″547, duke lënë pas shokun e skuadrës Hamilton, me 23 të mijtat. Radha e dytë për Ferrarin, me Vettel të pozicionuar përpara Leclerc. Në vendin e pestë Red Bull i Verstappen, që nuk arriti të kryente provën e tij të fundit, që mund të ndryshonte renditjen.

Për Bottas është pole position i shtatë në karrierë e vjen në atë që mund të konsiderohet starti më i mirë që kur garon në F1. Këtë herë piiloti e ka seriozisht sic duket edhe në kandidaturën për titull, edhe pse deri tani Leëis Hamilton nuk është se ka mrekulluar. Anglezi, ka përjetuar një fundjavë jo të shkëlqyer, por në fund arriti të renditet lart, por jo mjaftueshëm sa për të lënë edhe Bottas pas.

Zhgënjyes Ferrari. Skuderia italiane arriti të reduktojë dëmet, duke përmirësuar shpejtësinë, por si Vettel, ashtu dhe Leclerc, nuk u duken në gjendje të vënë në vështirësi dy kundërshtarët e mëdhenj. Fati i dy pilotëve të Ferrarit ishte gabimi prej diletanti i Verstappen e Red Bull. Hollandezi, priti shumë më tepër për të bërë xhiron e shpejtë dhe u kap nga flamuri me kuadrati, përpara se të niste xhiron e tij të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *