• |
ide | kryesore

Hahn: Mbështesim Ballkanin në rrugën drejt BE-së

Lajme, Të fundit



Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Johannes Hahn është shprehur se Ballkani Perëndimor ka një dritare të vërtetë mundësish.

“Bashkimi Evropian ka kohë që është angazhuar fuqimisht në rajonin e Ballkanit dhe ka mbështetur të ardhmen e tij si pjesë integrale e BE”, thotë komisioneri evropian Johannes Hahn.

“Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Bashkimin më të fortë. Viti i kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit”, shpjegon Hahn në një intervistë për revistën “Parlamenti”.

Ai nënvizon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një shembull i mirë se “si angazhimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë”.

Duke folur për marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, Hahn i është i bindur se shtetet anëtare të BE do të pranojnë përparimin e dukshëm të Maqedonisë së Veriut, duke hapur negociatat e pranimit me të para verës. Shqipëria është një tjetër shembull pozitiv në rajon, shton ai.

“Ballkani Perëndimor tani ka një dritare të hapur mundësish. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë që kërkon përpjekje të forta të përbashkëta. Mbetet ende shumë për t’u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre në të cilat ata gjithmonë kanë rënë dakord në mënyrë unanime”, përfundon Hahn.



3 Comments

  1. Soros eshte kanceri i shoqerise, ka prokovuar menefregizmin me ane te shantazhit psikologjik. Kanpasuruar kriminelet dhe tani po na shantazhon neve te tjereve qe ti tolerojme. Ai duhet lene ne varferi ekstreme njehere e me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *