• |
ide | kryesore

Mbi 2500 protestues nisen nga qarku i Elbasanit në drejtim të Tiranës

Lajme, Të fundit



Mbi 2500 protestues janë nisur nga qarku i Elbasanit në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që nis në orën 18:00 të pasdites.

Kreu i Degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isai ka deklaruar se në protestën e sotme të opozitës janë nisur të paktën 1500 elbasanas, ndërkohë nga Bashkia e Cërrikut kanë konfirmuar pjesëmarrjen 300-330 persona. Nga bashkia e Peqinit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 270 persona.

Nga Bashkia e Librazhdit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 370-400 persona, ndërsa nga Bashkia e Prrenjasit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen 250-300 persona.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *