• |
ide | kryesore

Opozita në protestë para kryeministrisë, Rama udhëton jashtë vendit

Lajme, Të fundit



Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e 3-të kombëtare pas asaj të 16 shkurtit dhe të 16 marsit, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shoqëruar me largimin nga posti të kryeministrit Edi Rama. Sikurse edhe në protestat masive të mëparshme, kreu i qeverisë Rama nuk gjendet në Tiranë, pasi është larguar nga vendi për të kryer një vizitë zyrtare.

Godina e Këshillit të Ministrave është blinduar që prej ditës së djeshme me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të depërtuar në brendësi të godinës. Mësohet se rreth 1500 forca policore do të jenë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve dhe shkëputjen nga jeta parlamentare dhe institucionale në tërësi, opozita ka organizuar një sërë tubimesh. Në Kuvend numërohen me dhjetra vende vakante, për arsye se nuk është arritur të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikohet nga Kushtetuta. Megjithatë, kryeministri Rama është shprehur se nuk do të heqë dorë nga mandati deri në afatin e përcaktuar në vitin 2021.



5 Comments

  1. Nuk është normale!

    KM ose të qëndrojë e të mbrojë institucionin, ose ta dorëzojë.

    Ai nuk e dorëzon, opozita nuk e merr me dhunë….. rri të rrijmë.

  2. po kete muhabet kan tani ca do bejn tjeter, jan dhe pa pune e dalin e mblidhen ne bulevard e ca te beje rama te rrije cdo dite ti presi ne zyre?

  3. mbase e jep dorheqjen nga avioni..do te shohi me syte e tij sa pjesmarres do kete ne proteste,jo me dron po me avion

  4. Kamt e shpejta,faqja e bardhe
    Kryeminit kjo dite i ka ardhe
    Edhe pse ka hi’ ne bire t’ miut
    Neser fajin kan me ja vu Saliut!

    Nga protestat iken me vrap
    Se ato ia prishin fasaden,
    Se popullin s’mund t’a beje zap
    Ai po ja kalle daten!

  5. Kur delne -ERTV-
    ”ciceron”si Trumcaku
    kur ndodh ndo nje gje
    rri si Morracaku

    kur behen protesta
    iken si frikacaku
    kur i hedhin fajin
    behet si rrenacaku

    menjehere merr zemer
    kur thith niseshten e -”bekuar”
    i cartalliset menje here mendja
    eshte puro i droguar.

    poshte e perpjete
    iken ,del e bredh
    per te gjitha te keqijat
    fajin te tjereve ja u hedh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *