• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Burime të policisë: Kërkuan leje deri në mesnatë

Lajme, Të fundit



Sipas burimeve në radhët e policisë, protesta e sotme e opozitës së bashkuar që pritet të nisë në orën 18:00, do të zgjasë deri në mesnatë. Krahas rrethimit të kryeministrisë me kangjella, rreth perimetrit të zonës janë vendosur mbi 1500 efektivë policie të pajisur me maska antigaz. Si pjesë e masave të ndërmarra për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit dhe për të penguar depërtimin e protestuesve në brendësi të godinës, janë vendosur  4 autobote me ujë në pjesën e pasme të kryeministrisë.

Për arsye të reshjeve të pandërprera, organizatorët e protestës kanë menduar që t ‘u shpërndajnë protestuesve çadra që mbajnë mbishkrimin “Rama ik”. Teksa na ndan edhe pothuaj një gjysmë ore nga nisja e protestës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në selinë blu, aty ku ndodhet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-deputetë të kësaj force politike, të cilët siç kanë vepruar edhe në protestat e herëve të kaluara, do t’i bashkohen turmës për t’iu drejtuar më pas kryeministrisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *