• |
ide | kryesore

Real Madrid, Zinedine Zidane ka një emër për sulmin

Sport



Jashtë Champions League dhe Kupës së Mbretit, me vetëm La Liga-n për të “kontrolluar” deri në fund të sezonit për të mos rrezikuar të humbasë një nga 4 vendet e para, Real Madrid ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Sipas “AS”, trajneri i merengues Zidane, për 2019-2020, kërkon rikthimin në skuadër të sulmuesit të datëlindjes 1994 Raul De Tomas, aktualisht i huazuar te Rayo Vallecano (eshtë i huazuar te skuadra e tretë e Madrid deri në qershorin e ardhshëm). Në La Liga këtë vit ka shënuar 13 gola në 28 përfaqësime.

Për lojtarin, i cili në sezonin 2018-2019 ka shënuar 24 gola në Serinë B spanjolle, gjithmonë me Rayo, kjo do të ishte eksperienca e dytë me Zidane si trajner, pas asaj në Castilla në 2015.

Edhe atje diti të binte në sy, por jo aq sa për të bindur trajnerin transpalpin ta merrte te skuadra e parë. Për këtë arsye u huazua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *