• |
ide | kryesore

Rrethohet kryeministria, policia instalon kamera në bulevard

Lajme, Të fundit



Opozita do të protestojë sërish pasditen e sotme duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë në dy pjesët anësore të saj nga ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.

Rreth 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për t’i bërë ballë çdo reagimi të protestuesve. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar çdo person që mund të ushtrojë dhunë apo të cënojë rendin publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *