• |
ide | kryesore

Rusia nis prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-350

Planet



Agjencia e lajmeve shtetërore ruse “TASS” njofton se Moska zyrtare ka nisur të prodhojë serinë e parë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-350.

Çertifikimi qeveritar i sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-350 Vityaz është gati të përfundojë me sukses dhe prodhimi i parë ka nisur, tha këtë të premte zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksei Krivorukko.

“Nisjet e suksesshme të kryera më 26 mars përfunduan testet e certifikimit qeveritar të sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-350 Vityaz, i cili pritet të zëvendësojë S-300PS”, tha Krivorukko.

Sistemi i mbrojtjes ajrore S-350 Vityaz ka një gamë maksimale prej 60 kilometrash dhe lartësi prej 30 kilometrash. Sistemi është i pajisur me dymbëdhjetë raketa mbrojtëse ajrore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *