• |
ide | kryesore

Si duhet ta lexojnë gazetarët arrestimin e Julian Assange-it?

Kryesore



A shërben arrestimi i gazetarit australian dhe njëherësh i themeluesit të organizatës jofitimprurëse “WikiLeaks”, Julian Assange-it, si një ndëshkim shembullor ndaj një kundravajtësi penal të çfarëdoshëm? Apo, për nga specifika e ndodhisë në fjalë, kemi të bëjmë me një këmbanë alarmi se ushtrimi i profesionit të gazetarisë është i kanosur si kurrë më parë? Këto dhe një sërë pyetjesh të tjera gjembaçe për kuptimin e mirëfilltë që po merr liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të përligjura të na vërtiten në mendje që prej të ditës së enjte, kur pas disa muajsh spekulimesh, Assange-i u dëbua nga Ambasada ekudoriane në Londër dhe përfundoi në prangat e policisë britanike. Sakaq, më datë 2 maj është parashikuar që Assange-i të përballet me vendimin e Gjykatës Mbretërore të Southwark-ut mbi mundësinë e esktradimit të tij drejt SHBA-ve.

Fill pas arrestimit të tij, Departamenti i Drejtësisë publikoi një akt-akuzë në të cilën ngrihet pretendimi se Assange-i ka komplotuar në vitin 2010 me ish-agjenten e shërbimeve inteligjente amerikane, Chelsea Manning-un, për të arritur deshifrimin e kodit hyrës në rrjetin kompjuterik të Departamentit të Mbrojtjes, me qëllimin e vetëm shkarkimin e të dhënave të klasifikuara për t’i ngarkuar ato më pas në faqen e WikiLeaks-it. Megjithatë, sa u tha më lart paraqet veçse shqetësimin më periferik të SHBA-ve.

Duke filluar nga viti 2010, WikiLeaks-i shpërndau një video nga sulmi ajror i ndërmarrë prej SHBA-ve mbi Irak, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë me qindra civilë të pafajshëm. Vargu i përmbajtjeve sekrete të gjeneruara nga organizata për publikun e gjerë vazhdon me dokumente të ushtrisë amerikane për luftrat e zhvilluara në Irak dhe në Afganistan, me kabllogramët e Departamentit të Shtetit ku diplomatët jepnin vlerësime të shpenguara për qeveri të caktuara, të gjitha këto materiale të siguruara nga bashkëpunëtorja e ngushtë dhe tejet e dobishme e Assange-it, Manning-u.

 

 

Rrjedhja e paprecedentë e informacioneve të kësaj natyre, e shndërroi Assange-in në një figurë mjaft popullore që gëzonte gjithnjë e më shumë dashamirësinë e njerëzve të thjeshtë dhe fuqipakët ndaj supremacisë të pathyeshme të një konglomerati shtetesh. Prej kohësh zhvillohet një debat qerthullor nëse veprimtaria e WikiLeaks-it duhet të kategorizohet si një nga format e të bërit gazetari. Në njërin kamp të polemikës, WikiLeaks-i lartohet si një bastion i transparencës dhe si referenca më përfaqësuese e trysnisë së pushtetit të katërt mbi qeveritë për llogaridhënie. Ndërsa, në kampin tjetër përdoret një retorikë e panikosur e skepticizmit.

Në infrastrukturën legjislative amerikane, liria e shprehjes gjendet e “përjetësuar” shenjtërisht në Amendamentin e Parë, i cili është parë si gurthemeli i demokracisë amerikane, për arsye se rreket të siguronte një politikëbërje sa më transparente, në sajë të mediave të përgjegjshme në detyrën për të informuar në paanësi sovranin, i cili më pas vlerëson qeverisjet në “ditën e mbrame të gjykimit”. Çdo përpjekje për të kufizuar këtë liri të fjalës mund të interpretohet si censurë, që detyrimisht çon në protesta masive publike.

Jurispruedenca ka dëshmuar se gjykatat amerikane kanë ndaluar pothuaj kategorikisht kufizimin e lirisë së shprehjes, me përjashtim të rrethanave të panegociueshme, siç ndodhi në gjykimin e çështjes së bujshme “US Department of Justice v. Reporters Committee for Freedom of the Press” (1989), kur Gjykata Supreme pranoi se “përpilimi i informacionit të vështirë për t’u arrirë, që përndryshe do të ishte harruar me siguri” do të thjeshtëzonte gjer në masivizim qasjen në informacione sensitive, duke rrezikuar  “interesin privat për mbajtjen e tyre në fshehtësi”. Pothuaj në të njëjtën linjë arsyetimi, Gjykata Supreme argumentoi edhe vendimin lidhur me çështjen po aq të shumëpërfolur “Nixon v. Warner Communications, Inc.”(1978) të gjyqit publik të Watergate-it, duke vënë theksin tek detyra tejet relevante e gjykatave për të shmangur qasjen e kollajtë të publikut në informacione të rezervuara “për qëllime të pahijshme, si p.sh. kompensimi i mërive dhe i hatërmbetjeve personale apo për promovimin e skandaleve publike”.

“Kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka patur një botues të përndjekur penalisht për paraqitjen e një informacioni të vërtetë për publikun. Çdo ndjekje e WikiLeaks-it për botimin e sekreteve qeveritare do të krijonte një precedent të rrezikshëm që administrata Trump me siguri do ta përdorte kundrejt organizatave të tjera të lajmeve.”- qëmton shkrimtari, avokati dhe përkrahësi i të drejtave dhe lirive civile në Unionin amerikan të Lirive Civile, Ben Wizner. Krijimi i një norme me premisën e një tradite  penalizuese ndaj të vërtetës së thënë burrërisht, është akoma më shqetësues kur merret në konsideratë marrëdhënia e nderë e mediave me presidentin Trump, i cili ka shpallur haptazi synimin për zgjerimin e gamës së ligjeve evazive kundër shpifjes dhe fyerjes. Debati i pashtershëm për përcaktimin e vendit që zë Wikileaks-i në sferën e gazetarisë, është njëmend një udhë pa krye. Ndonëse Assange-i mund të ketë kryer një krim, arrestimi i tij nuk duhet të na gëzojë asesi, së paku jo pa vramendje dhe pakëz reflektim, sikurse katarsisi që ndodh pas një shfaqjeje të goditur teatrale.

 

©Lapsi.al

Kristi Kaba

 

 



11 Comments

  1. Bradley (Chelsea) manning , njeriu qe ja furnizoi te dhenat julian assange, sot eshte i lire, pasi vuajti disa kohe burgim. Ai ishte ushtarak dhe nxorri info te klasifikuara. Pse duhet ta paguaje assange? Shume e kane krahasuar me rastin e nyt dhe pentagon papers, qe nuk solli asnje proces ndaj gazetareve apo gazetes.

  2. duhet ta lexojme si hakmarrje e hillarise dhe apratcikeve te usa ndaj te vetmit njeri qe eshte i pambrojtur, se trumpit i rrujati koqet
    per kete ju dha 4.2 miliarde dollare borxh sot ekuadorit, vend qe ka 20 vjet qe jeton me borxh edhe qe ska per ti paguar ndonjehere as kete ashtu sic spo paguan do ato te tjerat qe ka marre
    lajm i keq per cdo njeri qe do guxoje te ngrihet ndaj elitave globaliste
    dhe nje mesimi i mire per cdo njeri qe ne te ardhmen eshte me mire te fshihesh ne ambasaden e korese se veriut e te rrosh me nje pjate oriz sesa te merresh me majmune amerike latine

  3. A ka ndonje diference -te ndieshme- midis vrasjes se gazetarit arab te Washington Post,dhe ndjekjes se Assange,i cili mbi gjashte vite,pothuaj i burgosur ka qene,dhe tani,duan ta ndeshkojne alla amerikance.Shikoni si ka qene,dhe shikojeni tani qe e nxorren me shkelma (me urdher te amerikaneve,mbasi moren nje grusht te madh parash, gjoja si ndihme) nga Venezuela,duke e bere si lopa,qe mbasi e embushi koven me qumesht,i ra me shkelm dhe e derdhi.Venezuela,me mire te mos e pranonte qe ne fillim,sepse edhe po te denohej ne ate kohe,tashme,me siguri do e kish kryer denimin (gjithnje nese nuk do e pesonte si arabi ne ambasaden e vendit te vet,ne Turqi.).

  4. Te kemi respektuar per te vertetat po pse kur dole nga godina e ngujimit pershendete me grusht!
    A nuk e di se epoka e komunizmit ashtu si ajo e nazizte kane marre fund ?
    Nuk ndertohet dicka e re per boten me arrnat e se vjetres. Shpresoj ta gjesh sa me pare lirine por jo me
    komunismin tend!

  5. Bota nuk vertitet rreth gazetareve. Ata si cdokush tjeter tjeter, duhet te operojne brenda kuadrit ligjor. Eshte gjykata ajo qe vlereson vertetesine e akuzave apo jo. Nese jane te stisura jam i sigurte qe ai do lirohet, akuza dhe gjykata ne Britani e US nuk jane Llalla e Gjin Gjoni.

  6. Por nuk jane as te varur nga politika e dites onjeri ,lerini militantizmat dhe hapni mendjen se ku jetojme ne.

  7. Assange ishte nje operativ rus qe kryente veprimtari nen guiden e ruseve. Kur ruset nuk donin ti nxirnin vete faktet perdornin Assange si ne rastin me emailet e Hillaty Clinton

  8. Shume mire ja bene ketij pro rusi,se dhe ne shqiperi ky nxorri kabllogramet per salihun dhe lulin,ta rrasin brenda dhe ti japin vetem uje,burre legen.

  9. po spartak ngjela mund te quhet ansanxhi shqipetar?,,*ai po dekospiron planet per shqiperine* ne cdo studio qe leh si ai qeni qe te ha m… kur leh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *