• |
ide | kryesore

Simbolikat e protestës para kryeministrisë: Çadra me mbishkrimin “Rama ik” dhe bidona me qumësht

Lajme, Të fundit



Me mbërritjen e orës 18:00 pritet nisja e protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të shtrënguar nga moti me reshje, organizatorët e Partisë Demokratike kanë shpërndarë për protestuesit qindra çadra me mbishkrimin “Rama ik”, ku përmblidhet edhe mesazhi politik i tubimit.

Në oborrin e selisë blu janë grumbulluar protestues të shumtë në pritje të daljes së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe të ish-deputetëve të kësaj force politike, për të marshuar drejt godinës së kryeministrisë. Kësaj herë, një simbolikë që i shtohet protestës në vend të bojë,  janë bidonat me qumësht.

 

 

Protesta e sotme do të udhëhiqet nga slogani “Shqipëria ngrihet përpara kryeministrisë”, duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shoqëruar me largimin nga posti të kryeministrit Edi Rama.



3 Comments

  1. keshtu jeni ne rregull,pse nuk merrni ca gjela dhe pula,birre dhe byftek.Tamam te udhehequr nga anglezet,Luli marshon me turmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *