• |
ide | kryesore

Solskjaer: “Real Madrid? Pogba është i përqendruar te Manchester United”

Sport



Manchester United u nënshtrua ndaj supremacisë së Barcelona-s të mërkurën në ndeshjen e vajtjes të Ligës së Kampioneve. Djajtë e Kuq nuk arritën të bënin diferencën përballë katalanasve. Njeriu që u “kryqëzua” në Old Trafford ishte Paul Pogba. I jashtëzkonshëm që kur në drejtimin e stolit të United mbërriti trajneri Ole Gunnar Solskjaer, francezi është zbehur disi, dhe sipas shtypit britanik kjo ka ardhur për shkak se ai dëshiron t’i bashkohet Real Madrid verën e ardhshme.

Në konferencën e shtypit, Ole Gunnar Solskjaer ka përgënjeshtruar gjithçka duke refuzuar edhe një rënie të paraqitjes së lojtarit. “Mund të jetë një fushatë mediatike, nuk i dihet kurrë se çfarë ka. Në takimet e mia me Paul Pogba, ai ka qenë gjithmonë pozitiv. Nuk shikoj asnjë diferencë tek ai kur i flas. Pogba është i përqendruar te paraqitja në fushë dhe është një futbollit krenar. Ai gjithmonë jep më të mirën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *