• |
ide | kryesore

Tragjedi në Itali, emigranti shqiptar mbytet në liqen (Emri)

Lajme, Të fundit



Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona të Italisë ka humbur jetën në ujërat e Liqenit të Maggiore. Mediat fqinje shkruajnë se viktima, Festim Brankollarit u nxor nga ujërat e liqenit disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut të liqenit, konkretisht larg skelës ku ankoroheshin anijet.

Zhytësit që nxorën trupin e pajetë erdhën nga Milano, ndonëse autoritetet e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u njoftuan për ngjarjen. Alarmi fillimisht u dha në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm kur një grup turistësh panë nga dritarja përpjekjet dëshpëruese të shqiptarit në ujërat e liqenit.

Shqiptari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, e cila ishte tërhequr nga uji për shkak të erës, por kjo përpjekje rezultoi fatale për 38-vjeçarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *