• |
ide | kryesore

Video/ Spal prishësi i festës; Juventus pëson humbjen e dytë në Serie A

Sport, Video



Mjaftonte një pikë, vetëm një barazim, për tu shpallur kampion për të tetën herë radhazi në Serie A. E për një skuadër që kishte pësuar vetëm një humbje në 31 javë u duk një punë e kryer, por turn-overi i plotë i Massimiliano Allgeri, mendja tek Ajax të martën dhe fakti që titulli është praktikisht i tyre, kanë bërë që Spal të transformohet në një prishës feste dhe Juventus të jetë neglizhent. CDo e keqe ka një të mirë në fakt: tani Juventus mund ta festojë titullin rekord në Stadium në ndeshjen kundër Fiorentinës

E të mendosh që bardhezinjtë shkuan edhe në avantazh me një Moise Kean gjithnjë surprizues, përpara se SPAL të sigurojë fitoren 2-1, duke i shtyrë festën kampionëve të Italisë, gjithnjë nëse Napoli dështon të fitojë kundër Chievo.

Nuk është një tragjedi, humbja e dytë në Serie A për bardhezinjtë në momentin, kur skuadra e Allegri ka një avantazh prej 20 pikësh nga Napoli i vendit të dytë, por përpara sfidës së kthimit në cerekfinalen me Ajax në Champions League të gjithë treguesit mund të jenë të rëndësishëm.

Golit të 19-vjeçarit Kean, SPAL iu përgjigj me realizimet e Kevin Bonifazi dhe Sergio Floccari, duke i shkaktuar përmbysjen e parë nga një avantazh bardhezinjve në këtë kampionat. Për Kean, goli ndoshta nuk vlejti titullin, por është sidoqoftë rekord: sulmuesi ka bërë edhe më mirë se kapiteni legjendar i Juventus Alessandro Del Piero, që në moshën 19 vjecare ishte ndalur në kuotën e 5 golave me torinezët.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rm/RM1M.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *